Telegrafi

Vlorës ia kanë thyer fjalëkalimin në FB

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vet ministrja Çitaku, e cila përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se hakerët ia kanë thyer passwordin dhe llogarinë e saj e kanë shfrytëzuar për të shqetësuar të afërm të ministres, transmeton orainfo.

“Të dashur miq, kuptova nga disa prej jush se keni pranuar disa mesazhe nga llogaria ime në Facebook! Kjo i bie që dikush më ka thyer fjalëkalimin dhe po shqetëson të afërmit e mij në emrin tim! Nëse pranoni ndonjë mesazh nga unë këto ditë ju lutem injorojeni”, ka shkruar ministrja Çitaku. /Telegrafi/