Mësohet se një makinë luksoze, tip BMW seria 7, me targa angleze, në pronësi të një personi që banon në Itali, me iniciale E.Z është djegur plotësisht.
Efektivët e policisë thanë se “zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme dhe zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth apo persona të lënduar.
Një grup hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. /Telegrafi/