Telegrafi

Vlorë, projekt për ndërtimin e një zone industriale

Konzorciumi pretendon se do të investojë në këtë projekt rreth 1.2 miliardë euro duke vënë në dukje avantazhet që ofron zona e Portit të Vlorës, për të ndërmarrë një nismë të tillë.

Qeveria e ka miratuar tashmë këtë zonë si një park industrial, që do të jepet me koncesion, ndonëse ende nuk është shpallur se cila do të jetë shoqëria që do marrë përsipër zhvillimin e saj.