Autori i ngjarjes është Leonard Murati, 31 vjeç, banues në Elbasan. Ai qëlloi me pistoletë, në lagjen “Dëshmorët”, në Vlorë, Kujtim Osmanin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, së bashku me dy persona të tjerë, kalimtarë të rastit.
Murati ka qenë i kërkuar më parë nga policia për vrasje, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e “tentativës për vrasje” dhe “plagosje me dashje”. /Telegrafi/