Site icon Telegrafi

Vlorë, një 22-vjeçare humb jetën pasi bie nga kati i pestë i një ndërtese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen ‘24 Maji’ në Vlorë ku ka humbur jetën një 22-vjeçare.

E reja e identifikuar si V.L është hedhur nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta.

Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht dyshohet se ishte në kushtet e depresionit. Policia në vendngjarja ka vendosur shiritin rrethues./Telegrafi/

 

Exit mobile version