Në pranga ka rënë 23-vjeçari, Arlind Lulushi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, iu gjetën në çantë disa qese farmaceutike, brenda të cilave kishte lëndë bimore, e dyshuar si “cannabis sativa”. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan edhe rreth 360 gr të tjera lëndë narkotike dhe një thikë.
Sipas policisë, 23-vjeçari e tregtonte lëndën narkotike në qytetin e Vlorës dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale "prodhim dhe shitje e narkotikëve”. /Telegrafi/