Nga hetimet e kryera nga specialistë të hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Ardemir Trokaj, në bashkëpunim me vëllain etij, Geno Trokaj, dhe dy persona të tjerë, pasi kanë zbritur nga një automjet tip Ford Mondeo, kanë ndaluar viktimën, i cili po ecte në këmbë, dhe pas debatesh për motive të dobëta, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën tip “Miniblou” dhe ka shtënë mbi viktimën një herë duke e lënë të vdekur. Menjëherë autorët janë larguar në këmbë duke lënë në vendin e ngjarjes automjetin Ford Mondeo dhe një tjetër mjet tip fuoristradë Mercedes-Benz, ngjyrë e zezë me targa VL 0566 D.
Mbi dy vëllezërit Trokaj rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” të kryera në kushtet e bashkëpunimit, raportoi BW./Telegrafi/