Policia tha se “ngjarja ndodhi në një bankë në qendër të qytetit tek sheshi i “Flamurit”, ndërsa dy persona të armatosur dhe me maska hynë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve grabiten paratë”.
Gjithashtu, policia tha se “u tentua të grabitet edhe një bankë tjetër e cila ndodhej në "Rrugën e Re", Vlorë, në të cilën grabitësit qëlluan në ajër dhe u larguan nga vendngjarja në drejtim të paditur”, raportoi Klan.
Policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Telegrafi/