Site icon Telegrafi

Vlorë, grabitet një bankë në qendër të qytetit

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur këtë të hënë selinë e një banke në qendër të qytetit të Vlorës.

Tek ‘Sheshi i Flamurit’, dy personat pasi janë futur në ambjentet e bankës, kanë neutralizuar dy rojet private duke i kërcënuar me armë dhe kanë mundur të marrin paratë nga dy sportele. Pasi kanë bërë grabitjen, autorët kanë dalë nga banka duke u larguar në rrugicat e zonës.

Policia është njoftuar në orën 13:56. Nga dëshmitë paraprake të mbledhura nga agjentët e mbërritur në vendngjarje rezulton se dy personat kanë qenë trupa të shëndetshëm e të veshur me rroba kamuflazhi.

Autoritetet lokale njoftojnë se dhjetëra uniforma blu janë duke bërë kontrolle në zonën ku mendohet se grabitësit kanë kaluar, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.

Ndërkohë pritet të mësohet dhe shifra e saktë që është grabitur. Për fat të mirë gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Exit mobile version