Sipas kreut rajonal të degës së tatimeve në Vlorë, shumica e bisnezeve ishin paralajmëruar më parë për kasat fiskale, sigurimin e punonjësve, paraqitjen e dokumentacioneve për blerjen e mallit apo shitjen e tij, por bizneset nuk kishin marrë masa.
“ Këto kontrolle që u zhvilluan në qytetin e Vlorës kishin për qëllim që të mbështesnin realizimin e detyrave. 8 milionë lekë gjoba që u vendosën, u vunë sepse nuk pritej kuponi tatimor. Nuk ishin e regjisruar fuqia punëtore. Kishte qarkullim të mallrave pa dokumenta. Mbi katër raste mbi 2 milionë lekë janë konfiskuar mallra që qarkullonin pa dokumenta. Mbi 50 kontrolle janë kryer në të gjihtë zonën bregdetare”, tha kreu rajonal i degës së tatimeve në Vlorë.
Ky aksion i strukturave tatimore, i klasifikuar si më i madhi kohëve të fundit, mësohet se do të jetë prezent gjatë gjithë sezonit veror, raportoi AS./Telegrafi/