Arrestimet u kryen gjatë operacionit të koduar "Rinia", i cili u finalizua në orët e para të mëngjesit me vënien në pranga në kushtet e flagrancës të shtetasit Adriatik Lutaj, 20 vjeç dhe Rikelv Alimuçaj, 23 vjeç, nga Vlora, të dyshuar si shpërndarës, si dhe sekuestrimin e gjysmë kilogrami lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë, 2.1 gr pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë dhe 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si e llojit hashash.
Mësohet se fillimisht policia ka ndaluar të riun Lutaj, të cilit iu gjet pakoja me pluhurin e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë dhe më pas u prangos edhe 23 vjeçari Alimuçaj, në banesën e të cilit u zbulua sasia tjetër e lëndës narkotike, raportoi BW.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”./Telegrafi/