Takimi i Vlora Çitakut me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, ishte ndër lajmet më të përfolura të kësaj jave.
Vizita e Vlorës në Shtëpinë e Bardhë u komentua shumë, por pakkush e kishte vërejtur se çfarë kishte veshur ambasadorja.
Megjithëse shquhet për stilin, zgjedhja e saj kësaj radhe ishte e çuditshme.
Këmisha që politikania kosovare ka veshur poshtë veshjes së saj elegante, është këmishë e punuar me dorë, e cila vishet nga nuset shqiptare poshtë jelekut të arit në dasma tradicionale.
Gjatë këtij takimi Çitaku u akreditua si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në SHBA. /Telegrafi/