Për të përballuar temperaturat përvëluese të këtij mes korriku, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë menduar të gjejnë shpëtim në bregdet.
Bregdeti i Vlorës dhe ai i plazheve më në jug ka qenë i mbipopulluar këtë fundjavë.
Jo vetëm pushuesit ditorë nga kryeqyteti e zonat përreth Vlorës, por dhe turistët e huaj dhe pushuesit nga trevat shqiptare kanë zgjedhur qytetin e Vlorës si destinacioni që të ofron jo vetëm bukurinë, por çmime të përballueshme.
“Banoj në Mitrovicë. Kemi ardhur në Vlorë prej dhjetë ditësh. Mirë është shumë. Deri më tani jemi shumë të kënaqur me plazhin e Vlorës”, shprehet për TV Klan turisti nga Kosova.
Numri i madh i pushueseve është reflektuar dhe në trafik.
Zona nga Lungomare deri në Orikum ka qenë e rënduar dhe herë pas here e bllokuar nga rreshti i gjatë i makinave.