Site icon Telegrafi

Vlora Novakazi dhe Flaka Xërxa, në “Docomomo International”

Në Ljubljanë të Sllovenisë, nga dita e nesërme (28 gusht) e deri më 31 gusht, do të mbahet kongresi i 15-të i bienales “Docomomo International”.

Arkitektja Flaka Xërxa në bashkëpunim me profesoreshën Vlora Navakazi, në njërin nga sesionet e kongresit do të prezantojnë punimin shkencor “- The life of Kosovo Modernism” (“Jeta” e modernizmit kosovar).

“Punimi shtjellon perceptimin dhe metamorfozën e modernizmit në Kosovë, që nga fillet e saj e deri tek ditët e sotme”, thuhet në një njoftim.

“Docomomo Kosovo” ka organizuar punëtori dokumentuese gjatë dy vjetëve të fundit, duke informuar rreth shkatërrimit të trashëgimisë moderne në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version