Site icon Telegrafi

Vlora Mustafa futet fuqishëm në tregun e modës (Foto)

Tregu i modës në vendin tonë po rritet dita ditës me emra të rinjë që po sjellin risi me veshjet e tyre.

Njëra nga ato është edhe stilistja Vlora Mustafa, e cila megjithëse e re në këtë fushë ka arritur që shumë shpejt të futet në treg dhe të jetë ndër më të kërkuarat, transmeton Telegrafi.

Një koleksion me detaje të veshjeve kombëtare të publikuar kohë më parë bëri që krijimet e Vlorës të arrijnë në pëlqyeshmëri të madhe dhe sot ajo kujdeset për veshjet e shumë emrave të njohur të ekranit dhe skenës shqiptare.

Ndryshe kreatorja momentalisht është në përgatitje të koleksionit të saj të ri për vitin 2016, i cili do të publikohet në Shqipëri./Telegrafi/.





Exit mobile version