Telegrafi

​Vlora Dumoshit i hapin llogari të rrejshme në Facebook

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se i është hapur një llogari e rrejshme në Facebook.

Ajo ka thënë se disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përçarje në mes anëtarëve të LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim, por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë. Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pavërteta do t’i demantojë Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë. Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së”, shkruan Dumoshi./Telegrafi/

Të dashur miq,Disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë…

Publiée par Vlora Dumoshi sur Jeudi 9 avril 2020