Site icon Telegrafi

Dashamirësi i makinave modifikoi kamionçinën me një motor të një aeroplani luftarak – si shkoi testi?

Përgjatë dekadave, makinat janë prodhuar me të gjitha llojet e motorëve, nga makinat e vogla me një litër deri tek ato me motorë V12.

Por, një vloger i njohur në YouTube, Cody Detwile që drejton një kanal jashtëzakonisht të popullarizuar në YouTube, WhistlinDiesel po shkon një hap më tutje, transmeton Telegrafi.

Ai ka modifikuar një kamionçinë të quajtur Monstermax dhe kësaj makine ai ia bashkëngjiti një motor të një aeroplani luftarak Viper 11 i prodhuar nga britaniku Armstrong Siddeley.

Sipas vlogerit, motori i bashkangjitur në këtë automjet prodhon 2,500 kuaj fuqi.

Megjithatë, nuk është burimi kryesor i energjisë së makinës, përkundrazi Detwiler ka projektuar motorin reaktiv si një lloj mjeti ndihmës që do ta shtynte automjetin masiv mbi kodrat më të pjerrëta në Utah të SHBA-së.

Ndiqni videon për më shumë për të parë se si shkuan testet e kësaj veture të modifikuar.

Exit mobile version