Telegrafi

Vllehët në Maqedoni urojnë për ditën e tyre kombëtare

Me rastin e Ditës Kombëtare të Vllehëve – 23 maji, Lidhja Demokratike e Vllehëve në Maqedoni dërgon telegram urimi për këtë komunitet për t’ua uruar 23 majin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vllehët kanë dhënë kontribut të madh historik, kulturor dhe shoqëroro-politik në ndërtimin, siç thonë, të Maqedonisë së përbashkët. Kjo parti thotë se duhet që të përparojmë në bashkëjetesën ndërmjet bashkësive etnike në vend, duke shtuar që përfafimi i marrëdhënieve të mira të jetë qëllimi i përbashkët kryesor.

Njiherit, kjo ditë është ditë feste për komunitetin vlleh në Maqedoni./Telegrafi/