Site icon Telegrafi

Vllaznimi ia dhuron kupën kryetares Kusari-Lila

Për këtë sukses të basketbollistëve të “Vllaznimit”, të cilët në kampionatin e ri do të bëjnë gara në Superligën e Kosovës, Kusari- Lila i uroi dhe i përgëzoi për këtë arritje sportive, duke vlerësuar lart angazhimin e basketbollistëve dhe menaxhimin e këtij klubi gjakovar.

“Uroj për këtë sukses, që është i mundit të juaj dhe vlerësoj se është sukses edhe i të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ju me këtë sukses e keni nderuar Gjakovën, keni zmbrapsur dhe ndalur ndjenjën e pesimizmit, dhe keni kthyer ndjenjën e optimizmit për të gjithë, se në Gjakovë mund të arrihen sukseset jo vetëm në sport por edhe në lëmi tjera të punës dhe jetës”, ka thënë ajo, duke shtuar se “prej një shtytje tonë të vogël financiare ju e bëtë këtë mbështetje shumë të madhe dhe të suksesshme”.

Për suksesin e KB “Vllaznimi”, veterani dhe trajneri i këtij klubi Hashim Rraci, ka thënë se përkrahja e kryetares Mimoza Kusari –Lila, na inspiroi dhe na dha vullnet që të arrijmë këtë sukses, andaj, ka shtuar ai, “ne do ta shpërblejmë kryetaren Mimoza Kusari-Lila me kupën e fituara në këto gara”. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version