Skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, Vllaznia nga Pozhorani ka bërë edhe dy përforcime tjera.
Mbrojtësi i majtë, Alban Tusuni ka arritur marrëveshje një vjeçare me Vllazninë.
Tusuni së fundmi ishte pjesë e Dritës por që nuk ka vazhduar kontratën me gjilanasit.
Përveç Tusunit, Vllaznia ka arritur të përforcohet edhe në fazën e sulmit.
Sulmuesi Almedin Murati gjithashtu i ardhur nga Drita ka nënshkruar me Vllazninë.
Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi synon të jetë arrë e fortë për skuadrat tjera në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/