Telegrafi

Vllaznia pret Drenicën në ndeshjen e fundit të javës

Java e 20-të ka qenë e zjarrtë me disa ndeshje derbi ku spikatën Vëllaznimi – Prishtina dhe Llapi – Drita.

E ndeshja e fundit e javës së 20-të do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Drenicës.

Vendasit do të kërkojnë fitore për të shpresuar edhe më tej që do të arrijnë pozitën e barazhit edhe pse një gjë e tillë është tejet e vështirë.

Pas 19 ndeshjeve në Superligë, Vllaznia ka marrë vetëm tetë pikë dhe ndodhet në pozitën e fundit në tabelë.

Pozhoranasit në ndeshjen e fundit pësuan humbje minimale 2-1 nga Liria në Prizren.

Ndërkohë Drenica në takimin e fundit luajti befasisht baras me Besën në Skenderaj 2-2.

Drenicasit janë duke u munduar të marrin sa më shumë pikë për t’iu shmangur pozitës së barazhit.

Edhe pse moti është i rëndë dhe fusha në Gjilan është tejet e vështirë për tu zhvilluar ndeshja, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse ky takim do të shtyhet ose jo.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 13:00. /Telegrafi/