Site icon Telegrafi

Vllaznia optimiste për fitore ndaj Thun

Ekipi shkodran barazoi pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar si nikoqir, dhe të enjten udhëton në Zvicër për ndeshjen e kthimit, ku për një kualifikim të mëtejmë do të mjaftonte edhe një barazim me gola.

“Normal që ata janë më në presion se ne. Ata e kanë për detyrë të fitojnë dhe të kualifikohen, ndërsa ne jemi më të qetë në këtë drejtim. Jemi të favorizuar nga rezultati i ndeshjes së parë, sepse 0-0 është një rezultat shumë i mirë për një skuadër që udhëton në transfertë”.

“Megjithatë, kjo nuk mjafton, sepse ne duhet të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Duhet të luajmë patjetër në sulm, për të shfrytëzuar rastet që do të na krijohen, sepse vetëm duke shënuar mund të kualifikohemi. Njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje për të mos gabuar”, ka thënë trajneri i Vllaznisë. /Telegrafi/

Exit mobile version