Telegrafi

Vllaznia mposhtet nga Real Madridi, pjesa e dytë vendimtare në këtë përballje

Femrat e Vllaznisë së Shkodrës kanë pësuar humbje nga Real Madridi me rezultat 2-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vashat shkodrane u mbajtën shumë mirë në pjesën e parë edhe pse madrienet kishin më shumë raste.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 54-të, kur Esther Gonzalez Rodriguez, pasi bëri disa lëvizje të bukura në zonë shënoi për 1-0.

Në minutën e 76-të, Real Madridi fitoi penallti, pasi një lojtare e tyre u pengua në zonë.

Olga Garcia Carmona gjuajti nga pika e bardhë për të shënuar për 2-0.

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Real Madridi mori tri pikët e para në grup, ndërsa Vllaznia mbetet pa pikë.

Vllazni shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në histori deri në këtë nivel, ku përveç Real Madridi në grup janë edhe Chelsea dhe PSG./Telegrafi/