Site icon Telegrafi

Vllaznia – Liria, ndeshja hapëse e javës së 26-të në Superligë

Vllaznia e Pozhoranit dhe Liria do të jetë ndeshja hapëse e javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Dy skuadra krejtësisht me synime të kundërta do të përballen me njëra tjetrën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Vendasit kanë trenin e fundit për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë dhe për të arritur këtë i duhen tri pikët ndaj Lirisë.

Ndërkohë prizrenasit kanë zhvilluar ndeshje jashtëzakonisht të mira këtë edicion dhe janë në garë për titullin e kampionit.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion ku në Gjilan u ndan në paqe 0-0 ndërsa në Prizren fitoi Liria 2-1.

Ky takim pritet të drejtohet nga njëri nga gjyqtarët më perspektiv në vend Leutrim Mustafa.

Aktualisht Vllaznia ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë të tubuara pas 25 ndeshjeve.

Ndërkohë Liria zë pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë, pesë më pak se lideri Drita. /Telegrafi/

Exit mobile version