Telegrafi

Vllaznia humb nga AEL Limassol dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

(Foto: Screenshot/YouTube)

Vllaznia e ka humbur edhe ndeshjen kthyese përballë AEL Limassol në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Shkodra pësoi me rezultat 1-0 në sfidën e parë në udhëtim te ekipi qipriot.

Edhe në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia humbi me rezultat 1-0.

Stefan Scepovic shënoi golin e vetëm në pjesën e parë të takimit (20’) dhe me epërsi të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, Vllaznia nuk arriti t’i ndryshonte gjërat dhe u eliminua nga Liga e Konferencës, derisa AEL Limassol vazhdoi në raundin e tretë, ku do të luajë me Qarabagun. /Telegrafi/