Telegrafi

Vllaznia favorit për të vazhduar tutje

Në ndeshjen e parë Dinamo e Tiranës është mposhtur me rezultat prej 4-1 në stadiumin e Lahtit në Finlandë, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në “Qemal Stafa”, dhe shanset që skuadra shqiptare të vazhdojë tutje janë minimale.

Nga ana tjetër, në ndeshjen e parë si mysafir i Sligos, Vllaznia ka fituar me rezultat prej 2-1, dhe ndeshja e kthimit që do të zhvillohet të enjten në “Loro Boriçi” të Shkodrës, i jep përparësi skuadrës shqiptare, e cila edhe me barazim vazhdon në raundin e dytë.

Një tjetër skuadër shqiptare që bën gara në Ligën Evropiane (ish-Kupa UEFA) është skuadra nga Maqedonia, ajo e Renovës, e cila në ndeshjen e parë si mysafir i Dinamo Minsk, është mposhtur me rezultat 2-1, kështu që të enjten e ka mundësinë që të hakmerret dhe të vazhdojë tutje.