Berat Ahmeti është larguar nga Vllaznia dhe në fakt diçka e tillë pritej pas pezullimit që ju bë lojtarit para ndeshjes me Skënderbeun.
Mesfushori nga Prishtina ka kërkuar largimin nga klubi shkodran, dhe ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit.
Ahmeti ishte i detyruar gjatë kësaj kohe të stërvitej e të aktivizohej me ekipin e dytë të Vllaznisë, gjë që duket se ai nuk e ka pranuar dhe ka kërkuar largimin.
Gjatë qëndrimit te Vllaznia, mesfushori 21 vjeçar u aktivizuar në 16 ndeshje, ndërkohë që gjeti rrugën e rrjetës vetëm një herë, në fitoren 2-0 që kuqeblutë regjistruan ndaj Tërbunit në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Ahmeti më parë ka qenë pjesë e klubit hungarez Ujpest dhe atij të Prishtinës.