Vllaznia ka arritur që të nxjerrë një barazim pa gola në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja u zhvillua me dominim të Drenicës, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike që kanë rëndëuar edhe fushën.
Rast i mirë i shënimit erdhi për mysafirët me anë të Genc Hamitit në minutën e 15-të.
Në minutën e 34 ishte Taulant Dajaku ai që u gjend para një pozite të mirë shënimi, kurse gjuajtjen e fundit në pjesën e parë e realizoi Armend Miftari por pa ndonjë ndikim në rezultat në dobi të vendasve.
Pjesa e dytë kaloi me dominim të fuqishëm të Drenicës, por pa ndonjë rast shumë ideal që do të mund të sillte edhe golin e fitores.
Në minutat e fundit Vllaznia tentoi me anë të Idrizit, por portieri Flamur Neziri nuk u mposht duke e mbajtur portën të pa prekur.
Pas këtyre rezultateve, Drenica ka 30 pikë në pozitën e tetë me katër pikë më shumë se Vëllaznimi që gjendet në pozitën e nëntë, atë të barazhit.
Vllaznia gjendet në vendin e fundit me nëntë pikë, dy pikë më pak se Flamurtari në vendin e parafundit dhe pesë pikë më pak se Besa që gjendet në pozitën e 10-të, atë të barazhit.
Formacioni i Drenicës: Flamur Neziri, Arsen Sykaj, Edon Pasoma, Azem Bejta, Shkelzen Lushtaku, Dukagjin Gashi, Arbios Thaqi, Taulant Dajaku, Genc Hamiti, Hysen Tahiri, Armend Abazi.
/Telegrafi/