Artistit muzikor Vllatko Stefanovski dhe historianit, Amet Sherif, sot në Kuvendin e Maqedonisë u është dorëzuar çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2017.
Çmimin Stefanovski e fitoi për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit, ndërsa Sherif në sferën e shkencës dhe arsimit.
Vendimin muajin e kaluar e miratoi Bordi për ndarjen e çmimit “11 Tetori”. Kjo është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtaritë tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë. Çmimet ua dorëzoi kryetarit i Bordit, akademiku Mitko Maxhukov.
Emri i Vllatko Stefanovskit sot lidhet me virtuozitet në kitare, me xhaz dhe etno rok, me grupin Leb i Sol, me senzacionin më të madh muzikor në Maqedoni.
Amet Sherif është këshilltar shkencor në Institutin për histori kombëtare. Ai është punëtor shumëvjeçar shkencor, i cili me aktivitetin e tij shkencor dhe shoqëror ka arritur rezultate me interes publik në sferën e studimit të periudhës, civilizimit dhe kulturës osmane-turke.