Site icon Telegrafi

Vllasi: Serbia i ka të gjitha informatat për personat e zhdukur

Informacionet tregojnë se ende nuk dihet për fatin e 1658 personave, të cilët janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Sot është Dita e Personave të Pagjetur, kurse krerët më të lartë të shtetit çdo vit zotohen se do të bëjnë më shumë për të gjetur personat e zhdukur, por deri më tani nuk është bërë sa duhet.

Se nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim, tha edhe avokati Azem Vllasi. Ai i tha se kjo temë do të duhej të ishte primare në bisedimet me Serbinë që Kosova zhvillon në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftë me vetë faktin se gjatë bisedave me Serbinë në Bruksel nuk e ka shtuar këtë çështje me prioritet. Çështja e të pagjeturve është dashur që në bisedat e Brukselit, të shtrohet si çështje me prioritet në normalizimin e raporteve me Serbinë, mbas gjithë asaj ç’ka kemi përjetuar gjatë luftës nuk mund të bëhet asnjë hap pa u zbardh fati i të pagjeturve”, është shprehu Vllasi për lajmi.net.

Vllasi pretendon, se Serbia i ka të gjitha informacionet për të pagjeturit, pasi thotë, se gjatë luftës kufomat janë dërguar në varreza masive në Serbi për t’i zhdukur gjurmët.

Lexo po ashtu Rrëfimi i babait, që 18 vjet pret një lajm për fatin e djalit të zhdukur (Video)

“Serbia i ka informatat, i di të gjitha për fatin e të pagjeturve, sepse forcat e shtetit serb, policia, ushtri e të gjitha të tjrat në një komanda që kanë qenë i kanë kry ato krime, kanë vrarë, kanë dërgu kufoma në mënyrë të organizuar në varrezat masive në Serbi për t’i humbur gjurmët, pra Serbia të gjitha këto i di”, ka deklaruar Vllasi.

Sido që është vepruar deri tash, Vllasi thotë se Kosova duhet ta hap temën e të pagjeturve në dialogë, pasi ndryshe është e vështirë të arrihet deri tek e vërteta.

“Pa marr parasysh përpjekjet që janë bërë deri tani, e disa varreza masive që janë gropu, disa kufoma jam gjetur, por kjo çështje do të ishte dashur të jetë me prioritet në Bruksel, por qeveria kështu nuk ka vepru, kjo është gabim. Nëse vazhdojnë bisedimet në Bruksel, këtë çështje, nuk është vonë, ta qet në prioritet dhe duke u arsyetuar dhe theksuar se nuk mund të bëhet asnjë hap në normalizimin e mirëfilltë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pa u zbardh fati i personave të pa gjeturve”, tha ai.

Exit mobile version