Site icon Telegrafi

Vllasi për mediat serbe: Vuçiq e bëri hapin e parë drejt fundit të lajthitjes serbe se “Kosova është Serbi”

Beograd, 8. jula 2015 - Premijer Srbije Aleksandar Vucic tokom zajednicke konferencije za medije nakon sastanka sa nemackom kancelarkom Angelom Merkel u Palati Srbija u Beogradu. Nemacka kancelarka Angela Merkel porucila je danas da je Beograd pokazao veliku spremnost za kompromis u dijalogu sa Pristinom i iskazao veliki broj inicijativa u cilju stabilnosti i mira na Zapadnom Balkanu. FOTO TANJUG / TANJA VALIC / tj

Avokati dhe analisti kosovar, Azem Vllasi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka bërë hapin e parë drejt lirimit nga lajthitja se Kosova është në Serbi. Përveç kësaj, Vllasi ka thënë se është koha e fundit që të vijë deri te “marrëveshja historike” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që nga koha kur regjimi i Millosheviqit shkaktoi krizën në Kosovë me suprimimin e autonomisë së Kosovës në vitin 19889, opinionin serb e vuri në lajthitje se Kosova është në Serbi, Aleksandar Vuçiqi bëri hapin e parë të rëndësishëm drejt lirimit nga ajo lajthitje”, citon B92 të ketë thënë Vllasi për gazetën serbe “Danas”, përcjell Telegrafi.

Vllasi, të cilit mediat serbe i referohen si këshilltar presidentit Thaçi, ka vlerësuar se Vuçiq ka prezantuar diçka, të cilën opinioni serb kaherë e di, se Kosova nga qershori i vitit 1999 është plotësisht e pavarur nga Serbia, pa asnjë shans që rrota e historisë të kthehet mbrapa”.

Qëllimi i dialogut të brendshëm, të cilin e ka iniciuar Vuçiqi, sipas Vllasit, është vetëdijësimi historik në lidhje me Kosovën, në vend se të thirren në mite dhe në klithjet “nuk e japim Kosovën”.

Vllasi ka thënë se është momenti i fundit që të vijë deri te marrëveshja historike, që do të kulmonte me njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve ekzistues dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe fqinjësisë së mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version