Telegrafi

Vllahiu numëron sukseset e qeverisë Haradinaj (Video)

Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeminstrit, Ramush Haradinaj ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Haradinaj ka shënuar disa suksese gjatë periudhës që është duke e drejtuar vendin.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se zgjidhja e problemit të energjisë si njëra nga problemet më madhore është një suksesi i madh.

“Kjo ka qenë njëra nga çështjet e shtresuar ndër vite. Më pas problemi i qytetarëve me prona në atë pjesë. Temë tjetër që ka marrë epilog është edhe pensioni i viktimave të dhunës seksuale, si një kategori e ndjeshme e shoqërisë kosovare”, ka shtuar Vllahiu.

Sipas tij, ekzekutivi aktual i ka dhënë një fizionomi tjetër Kosovës dhe ka dinamikë të madhe të punës, duke shtuar se termocentrali i ri do të jep më shumë jetë dhe mundësi për zhvillim ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/