Telegrafi

Vllahiu: Nuk pati ndryshime në Prishtinë, kjo është arsyeja pse po kandidoj (Video)

Kandidati i AAK-së për Prishtinë, Arbër Vllahiu në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar se përse ka vendosur t’i hyjë garës për të parin e Prishtinës.

Vllahiu u shpreh se gjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Shpend Ahmeti në Prishtinë nuk ka pasur ndryshime.

“Ka shumë arsye dhe faktorë përse unë kandidoj. Nuk besoj që ka ndodhur ndryshimi në Prishtinë”, ka thënë Vllahiu.

Ai shtoi se qytetari tek ai mund ta shohë një njeri që do të punoj për Prishtinën dhe për të zgjedhur problemet . /Telegrafi/