“Kjo qeverisje i ka dhënë një dinamikë tjetër jetës në Kosovë. Ka pasur një transparencë dhe llogaridhënie. Vendimet janë marrë dhe janë gjet zgjidhje për çështjet që qytetarët e Kosovës kanë pasur nevojë. Një qasje me dinamike dhe mirëbesimi. Ka hapje të temave në tavolinë dhe ka avancim të pozitës së shtetit të Kosovës”, ka shtuar Vllahiu.
“Ka rezultate të prekshme dhe të matshme në të gjitha sferat. Qeverisja Haradinaj ka qenë e gatshme dhe e guximshme për t’i trajtuar të gjitha temat që e kanë preokupuar Kosovën në këto dy-tri vitet e fundit”, tha ai.
Sipas tij, për hetë të parë nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin e ri, duke shtuar se brenda 72 orëve është gjetur zgjidhja për banorët e Hades dhe Shipitullës.
“Ka kaluar Ligji për Prishtinën, është hapë rruga për anëtarësimin në UNESCO. Vetëm brenda 100 ditëshit të parë, janë marrë rreth 180 vendime”, ka shtuar Vllahiu. /Telegrafi/