Telegrafi

Vlladimir Taleski sot në gjykatë për keqpërdorime në transportin e nxënësve

Për sot është planifikuar seanca e parë për rastin “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski.

PSP nga fundi i prillit ka ngritur akuzë për këtë rast, por për faktin që të akuzuarit nuk pranuan ftesat, seanca gjyqësore është shtyrë për në shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akuza është për keqpërdorim të buxhetit shtetëror në vlerë prej 360.000 denarë, për shkak të organizimit të transportit joligjor.

Taleski, si dhe kryetari i Komisionit për shpallje publike, në bashkëpunim me drejtor të shkollave dhe njerëz drejtues nëpër kompani udhëtimi, akuzohen se kanë organizuar transportim për nxënësit, për të cilin PSP në konferencë tha se ka qenë më i shtrejtë se në Tokyo.

PSP për 11 persona ka propozuar paraburgim, ndërsa është kërkuar edhe ndalesë për posedim të pronës, si dhe janë konfiskuar 3 banesa, 4 makina dhe 33 autobusë./Telegrafi/