Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, vazhdon të jetë ”nxitës” i përplasjeve pozitë – opozitë në këtë komunë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Seanca e sotme e Këshillit të kësaj komune ka qenë mjaft e zhurmshme, pasi që këshillëtarët opozitarë përsëri kërkuan dorëheqjen e krytarit Taleski, i cili është në burgim shtëpiak, si i dyshuari kryesor në lëndën ”Transportuesi”, të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Kërkesë tjetër e opozitës ishte edhe formimi i një komisioni për shqyrtimin e punës së komunës, që nga momenti i paraburgimit të kryetarit Vlladimir Taleski, si edhe kërkuan nga inspektoriati drejtues që të deklarohen rreth përgjegjësive të kryetarit, pas paraburgimit të tij./Telegrafi/