Site icon Telegrafi

Vlladimir Pançevski tenton të mësojë dëshmitarët e PSP-së

Kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, po tenton të mësojë se kush janë të dyshuarit, dëshmitarët dhe provat dhe faktet në hetimet e deri tanishme të PSP-së në lidhje me përgjimet masive në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pançevski tenton të vijë deri te këto informacione me qëllim që, ai dhe gjykatësit tjerë afër tij për të dytën herë të refuzojnë të japin urdhër gjyqësor për kontrollimin e hapësirave të njërit nga operatorët e telekomunikacionit.

PSP-ja pas publikimit të rastit “shënjestra”, nuk po publikon emrat e dhjetë të dyshuarëve në DSK, të cilët janë nën hetim pët përgjim të paligjshëm të 5827 numrave telefonik./Telegrafi/

Exit mobile version