Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, është sistemuar në sektorin për kundërvajtje. Për momentin kjo informatë është jozyrtare dhe pa konfirmim nga numri një i Gjykatës Themelore, Ivan Xholev.
Pançevski nuk deshi ta komentojë vendimin. Shpjegimet janë se Pançevski është risistemuar pasi ka qenë i anshëm ndaj lëndëve të PSP-së.
Ndryshe, përderisa Pançevski ishte në krye të Gjykatës Penales, pikërisht Xholev ishte një prej gjykatësve të risistemuar. Paraprakisht të dytë mes vete këmbyen kallëzime penale.