Telegrafi

Vlladimir Pançevski dyshohet për nepotizëm, do të ngritet padi ndaj tij

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) tek Prokuroria do të dorëzojë iniciativë për ngritjen e procedurës kundër ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski.

KSHPK dyshon se Pançevski, përveç nepotizmit që e ka bërë në punësimin e nipit të tij Jordan Tasevski, gjithashtu ka shkelur procedurat për punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jo vetëm që është person i afërt i ish-kryetarit, por personi që është pranuar në punë aspak nuk është paraqitur si kandidat për punësim. Do të thotë kur duhet të dorëzohet propozimi për punësimi sipas rang listës që tregon se i plotëson kushtet dhe duhet të dorëzohet vendim për punësim, në këtë rast dorëzohet për person që aspak nuk është paraqitur si kandidat, që do të thotë se ai është i futur në listë”, tha Katica Nikollovska.

KSHPK në seancën e sotme gjithashtu vendosi të shqyrtojë mënyrat dhe procedurat për marrjen e zyrave nga ish-kryetarët e shtetit. Si dhe do të hap lëndë për drejtoreshën e Klinikës për Hematologji në Shkup./Telegrafi/