Në vazhdën e vizitës zyrtare ne New York, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot zhvilloi një takim me Aleksander Zuev, Menaxher i Programit Global te UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit te Dhunshëm.
Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi e njoftoi Zuev për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit.
Po ashtu, Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.
Ministrja Hoxha, gjithashtu përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi Zuev për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.
Zuev, konfirmoi se UNDP çmon lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin. /Telegrafi/