Telegrafi

Vlerësohet liria fetare në Shqipëri

Kjo është kryefjala e raportit vjetor për lirinë fetare publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporti të enjten gazeta Shekulli.

Në raport thuhet se qeveria përgjithësisht respektoi liritë fetare në praktike. Gjatë gjithë periodës së marrë në studim nuk ka pasur ndryshim të respektimit të lirive fetare në Shqipëri, shkruhet në raport.

Në të thuhet gjithashtu se nuk ka pasur abuzime apo diskriminim bazuar në përkatësinë fetare.

Raporti thekson se nuk ka të dhëna të besueshme mbi praktikantët apo të anëtarësuarit në secilën fe, dhe se shumica e shqiptarëve nuk janë praktikantë në besim.

Raporti citon Komitetin Shtetëror të Kulteve i cili raporton më shumë se 230 grupe fetare, organizata, fondacione dhe institucionet arsimore fetare që veprojnë në vend. /Telegrafi/