Ata e informuan presidentin Sejdiu për rezultatet e Konferencës teknike koordinuese me donatorët për Kosovën e cila u mbajt të martën në Prishtinë.
Adams, e vlerësoi gatishmërinë e mirë të donatorëve për të përkrahur Kosovën në rritjen e saj ekonomike, rritjen e punësimit, duke nënkuptuar edhe efektet sa i përket shlyerjes së borxhit të jashtëm të Kosovës dhe kostos së transferim të përgjegjësive.
Në këtë takim u theksua se, në harmoni me kornizën afatmesme buxhetore nevojitet një qëndrim dhe sjellje shumë e matur në pjesën e shpenzimeve publike, për çfarë ishte edhe pajtueshmëria e presidentit Sejdiu.
Ndërsa Sejdiu theksoi nevojën e një trajtimi specifik të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, si faktorë të rëndësishëm afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Presidenti falënderoi Qeverinë amerikane dhe donatorët e vendeve të tjera për përpjekjet e tyre dhe për kontributin të cilin e kanë dhënë dhe po e japin për ndërtimin demokratik të vendit tonë. Duke theksuar rolin kyç të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë dhe prosperitetit të Kosovës.