Katërmbëdhjetë kompani të Maqedonisë janë shpallur si kampionë kombëtarë në Çmimet evropaine të biznesit, nga liderë të biznesit, akamedikë dhe përfaqësues politik të Evropës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në listën e të shpërblyerve gjenden emra bankash, universitetesh, dhe kompani tjera që merren me veprimtari të ndryshme afariste, si reklama dhe prodhime.
Qëllimi i këtyre çmimeve është mbështetja e bashkësisë së afarizmit më të fuqishëm dhe më të suksesshëm nëpër Evropë. Këto çmime janë mbështetur nga RSM, rrjeti më i gjërë i kompanive të pavarura në sferën e revizionit, këshillimit tatimor dhe konsulencave në botë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 33000 kompani nga 34 vende evropiane./Telegrafi/