Site icon Telegrafi

Vlerësimi i gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor në Maqedoni mban gjallë tensionet (Video)

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkovska, ende pret ftesën e Këshillit Gjyqësor për seancën që duhet të mbahet të mërkurën e ardhshme. Ajo për Alsat M konfirmoi se deri tani nuk është ftuar zyrtarisht, por se edhe pa ftesë ajo do të marrë pjesë në takimin ku do të vendoset nëse ka nevojë për një vlerësim të gjykatësve të cilët kanë kandiduar për postin e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe asaj Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është nën çdo nivel, tanimë nuk mund të komentoj këtë temë. Po, konfirmoj se nuk kam pranuar ftesë. Ndoshta do ta dërgojnë nesër ose pasnesër, por sidoqoftë unë do të shkoj”, deklaroi Lidija Nedellkova.

Seanca e Këshillit Gjyqësor do të jetë e mbyllur për opinionin. Gazetarët nuk do të munden të jenë prezent kur Këshilli do t’i shqyrtojë pikat për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetarë të gjykatave./Telegrafi/

Exit mobile version