Duke qëndruar jashtë një restoranti në Jacksonville muajin e kaluar, një fëmijë i vogël lajmëroi babanë e tij për atë që ai mendonte se ishte një breshkë në kanalizim – me të cilën madje deshi të “kalonte pak kohë”.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata të dy u tronditën kur zbuluan se ishte një aligator.
Joe Brenner dhe 2-vjeçari i tij ishin të tmerruar kur zbuluan bishën.
“Të gjithë ishim paksa të tronditur”, tha Brenner. “Ne jemi mësuar me aligatorë këtu në Florida, veçanërisht në këtë qytet pasi është një moçal, por ishte një situatë surreale dhe disi qesharake”.
Banori i Baltimore tha se kishte dëgjuar thashetheme se kishte aligatorë në kanalizimet e Floridës, por mendoi se ishte thjesht një mit.
Aligatorët janë më aktivë dhe më të dukshëm kur moti është i ngrohtë, dhe në disa vende në Florida, kjo mund të ndodhë gjatë gjithë vitit, tha Tammy Sapp, një zëdhënëse për mbrojtjen e peshqve dhe kafshëve të egra në Florida. /Telegrafi/