Telegrafi

Vlerësimet e lojtarëve, Chelsea 3-0 Watford: Shkëlqeu Barkley

Ross Barkley (Foto: Glyn Kirk/Pool via Getty Images)

Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Watfordit me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.

Olivier Giroud, Willian dhe Ross Barkley i shënuan golat e Chelseat në këtë fitore

Barkley që shënoi një herë dhe asistoi një herë, ishte lojtar i ndeshjes me notën (8.6).

Chelsea (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

Cesar Azpilicueta (8.4), Willian (7.9) dhe Olivier Giroud (7.8), ishin po ashtu të dalluar te londinezët.

Lojtar më i dobët i ndeshjes doli  të jetë Ettiene Capoue me 5.7.

Chelsea kthehet në pozitën e katërt me 57 pikë pas kësaj fitoreje.

Notat e lojtarëve të Chelseat

Notat e lojtarëve të Watford

/Telegrafi/