Telegrafi

Vlerësimet e futbollistëve nga ndeshjet Danimarkë – Francë dhe Austri – Kroaci

Danimarka ka befasuar Francën duke e mposhtur me rezultat të pastër 2-0.

Por kjo fitore nuk i kreu punë danezëve për të shkuar në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve, pasi Kroacia në anën tjetër mposhti Austrinë 1-3 për të blinduar pozitën e parë në Grupin 1 të Ligës A.

Vetëm pesë minuta i mjaftuan vendasve për të siguruar fitoren, kur Kasper Dolberg shënoi në minutën e 34-të derisa Skov Olsen në të 39-tën.

Portieri Kasper Schmeichel dhe mesfushori Christian Eriksen ishin dy më të vlerëuarit te vendasit në këtë takim.

Ndërkohë te Franca nota më e lartë shkoi për Antoine Griezmann, derisa ajo më e ulëta për mbrojtësin William Saliba.

Luka Modric, Marko Livaja dhe Dejan Lovren në anën tjetër ishin autorët e tre golave që i dhuruan fitoren kroatëve.

E nota më e madhe në këtë takim shkoi për Ivan Perisic dhe Dominik Livakovic, derisa më e ulëta për Borna Barisic.

Kroacia kalon si lider nga Grupi 1 me 13 pikë, Danimarka mbetet e dyta me 12, Franca e treta me vetëm pesë pikë dhe Austria bie në Ligën B.