Telegrafi

Vlerësime negative për Maqedoninë në raportin e GRECO

Transparency Maqedonia (TM) e njofton opinionin publik se edhe pse Raporti për rrethin e katërt të vlerësimit nga GRECO është miratuar në mbledhjen plenare të 62-të, të mbajtur më 6 dhjetor të vitit 2013, Maqedoni ende nuk ka marrë hapa në drejtim të zbatimit të një pjese të udhëzimeve të raportit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TM-ja bën të ditur se Maqedonia ka dorëzuar në GRECO informacione në lidhje me zbatimin e udhëzimeve, ndërkaq raporti i GRECO për Maqedoninë vërteton se është një raport më i dobët i Maqedonisë deri më tani.

Në këtë raport, që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit në kuvend, gjyqësi dhe prokurori publike, vërtetohet se Maqedonia ka zbatuar tre nga gjithsej nëntëmbëdhjetë udhëzime, në nivel të kënaqshëm, dhjetë udhëzime janë zbatuar pjesërisht, kurse gjashtë të tjerët nuk janë zbatuar aspak.

Në arsyetimin e Maqedonisë për këtë nivel të implementimit të udhëzimeve të GRECO është përmendur kriza politike dhe shpërndarja e kuvendit në periudha të caktuara./Telegrafi/