Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka publiukar ditë më parë projektin e ri të titulluar “Yamborghini”.
Një projekt i fuqishëm nga reperi i Babastars që tërhoqi vëmendjen për luksin e pa parë ndër artistët shqiptarë dhe tekstin me shumë thumba për rivalët.
Deri tash klipi ka arritur mbi 200 mijë klikime në më pak se 24 orë, kurse vet reperi u shpreh i kënaqur me suksesin në një prononcim për Telegrafin.
Por, ky klip duket se i ka kushtuar reperit një mal të hollash, shkruan Telegrafi.
Sipas një hulumtimi të thjeshtë, vetura të cilën e ka përdorur Cozman në këtë videoklip është e llojit Lamborghini Aventador 2017 ngjyrë të zezë e cila ka një vlerë rreth gjysmë milioni euro.
Edhe pse klipi ishte kryesisht i bazuar në koncept rreth kësaj veture, ky nuk është akcesori i vetëm luksoz që ai ka përdorur.
Është edhe ora shumë e veçantë e tipit “Audemars Piguet Royal Oak Automatic Rose Gold Blue Dial” e cila kushton hiç më pak se 50 mijë euro (42,600 funte).
Ndër akcesorët tjerë të përdorur luksoz është edhe qaforja super luksoze e reperit e cila ka një vlerë rreth 30 mijë euro dhe e prodhuar në mënyrë të veçantë për reperin me emrin e tij në Londër.
Ky videoklip tërhoqi vëmendje nga mediat në orët e para të lansimit, sidomos për luksin e madh me të cilin është paraqitur reperi i Babastars. /Telegrafi/