Këtë po e bën me sukses edhe bukuroshja Vlera Llalloshi, e cila në garën ndërkombëtare të mbajtur në Turqi në ishullin Kinaliada arriti të fitojë medaljen e artë në 100 metra stil bretkosë dhe medaljen e bronztë në 50 metra stil i lirë.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 23 klube nga 6 shtete, kurse notarja e klubit Prishtina ishte prej më të mirave.
“Nuk do të jetë gara ime e fundit. Unë do të punoj për të ardhmen, do të bëj të pamundurën që të jem pjesë e Lojërave Olimpike dhe do të bëj ç’mos për ta fituar normën. Sukseset nuk do të mungojnë”, ka theksuar Vlera për Telegrafin.
Shpresa e vetme e Kosovës në Lojërat Olimpike, Londra 2012, Majlinda Kelmendi, nuk arriti të fitojë asnjë medalje nën flamurin tonë kombëtar, duke lënë gjithçka të hapur për Lojërat Olimpike, Brazili 2016. /Telegrafi/